Paradoksale: Rexhep Hoti i njohuri si servil i Thaçit e Veselit, shpenzon buxhetin për garën e mendimit kritik

Aktuale

Paradoksale: Rexhep Hoti i njohuri si servil i Thaçit e Veselit, shpenzon buxhetin për garën e mendimit kritik

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:06
Rexhep Hoti

Rexhep Hoti, Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, ka nisur një garë tjetër të re ku pritet të shpenzojë buxhetin shtetëror. “Gara republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik”, është “sfida” që servili i presidentit Hashim Thaçi dhe i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka vendosur për 2,225 nxënës.

Hoti pritet që me pozitën e koordiantorit ta zhvillojë mendimin kritik tek nxënësit e Kosovës.

Hoti i cili i kishte thurur elozhe për presidentin Thaçi duke thënë se:“Hashim Thaçi e ka bërë terrin dritë”, gjatë ditë së djeshme në hapjen e kësaj gare kishte thënë se është duke e realizuar një të drejtë kushtetuese ndaj nxënësve.

“Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, sot ka bërë hapjen zyrtare të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivelin republikan ku marrin pjesë mbi 2,225 nxënës nga 29 komuna të Kosovës. Koordinatori Hoti u shpreh i lumtur që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë po realizon një të drejtë kushtetuese duke u ofruar të gjithë nxënësve mundësinë për të shfaqur talentin e vet”, thuhet në njoftimin e Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport.

Hoti i cili pa lëvdata nuk kishte lënë as shefin e tij, Kadri Veselin, në këtë garë të quajtur “Gara republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik”, ka thënë se kjo garë do të mbahet për dy ditë radhaz, me ç’rast do të marrin pjesë nxënës nga 29 komuna të Kosovës.

“Gara republikane në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik do të mbahet dy ditë radhazi, më 22 dhe 23 qershor 2019. 16,534 nxënës janë shpallur fitues në nivelin shkollor të Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, 2,069 nxënës fitues në nivelin komunal si dhe në nivelin republikan do të marrin pjesë 2,225 nxënës në kategoritë për art muzikor, art pamor, recitim, teatër, debat, ese hulumtuese dhe poezi”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Hoti ishte bërë para një viti Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, pozitë kjo e “shpikur” nga zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat