Vuçiq i drejtohet Haradinajt: Mirëmëngjesi, Kolumbo!

Aktuale

Vuçiq i drejtohet Haradinajt: Mirëmëngjesi, Kolumbo!

Nga: F.B Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:31
Presidenti Serb

Ramush Haradinaj ka vizatuar caqe në kokë intelektualëve që janë kundër pavarësisë së Kosovës duke i numëruar me emër e mbiemër ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shprehur keqardhje që nuk ka pasur vazhdim të dialogut në samitin e Parisit por ka nënvizuar se Serbia po tërheq hapa që janë në “përshkrimin” e punës për çka i shihet për të madhe.

"Nuk jam i lumtur që nuk ka takim në Paris. Si po e shihni kam fol të vërtetën, në Berlin pata thanë se ata nuk duan të heqin taksën. Jam i mërzitur kur tash dëgjoj vlerësime se ata kanë pasur të drejtë në taksa se Serbia ka ndikuar  në tërheqje të njohjeve. Kjo është puna jonë, unë nuk do sillem si Gjilas, Jeremiç e Tadiç. Që ne asgjë mos të bëjmë dhe të shikojmë qiellin. Prandaj erdhëm tek fakti se 13 vende tërhoqën njohjet ",tha Vuçiq me rastin e anulimit të samitit të Parisit ku duhej të flitet të vazhdimin e dialogut.

Ai shtoi se ka ofruar ndalim të kërkimit të tërheqjes së njohjeve dhe pushteti në Prishtinë nuk duhet të heq taksën sepse Serbia është në vrull ekonomik, por ata duhet të ndalojnë të kërkojnë njohje.

"Ata po e shohin se neve na ngutet, që duam të bëjmë punë të madhe për këtë vend në atë çështje. Kërkojnë njohje apo asgjë. Ne nuk duam por shtyjmë përpara për atë edhe investojmë."

Serbia sipas Vuçiqit shqetësohet për të mirën dhe sigurinë e popullit në Kosovë duke kritikuar Haradinajn që me emër e mbiemër përmendi njerëzit që mbrojnë veriun nga intervenimet duke e cilësuar këtë si gjë të tmerrshme.

"Porosia e Haradinajt që ka përmend emra të atyre që mbrojnë veriun është tmerr. Ka vendos caqe në kokat e njerëzve normal dhe të ndershëm dhe jo kriminel të njerëzve kundër pavarësisë së Kosovës. Po çfarë ke menduar? Mirëmëngjes, Kolumbo! Jo, por se ata janë njerëz që angazhohen kundër pavarësisë së Kosovës ", foli me ironi Vuçiq.

"Paqja dhe stabiliteti janë politika jonë e vetme, çdo gjë tjetër shpie në konflikt. Serbisë i duhet çdo gjë përveç asaj. Kjo nuk na duhet për asgjë në botë. Ne teli i hollë në të cilin ecim duhet të na jetë roli dhe synimi ynë në politikë ", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat