Princ Leka takon ish-presidentin francez: Përjetësisht mirënjohës Sarkozyt për Kosovën

Aktuale

Princ Leka takon ish-presidentin francez: Përjetësisht mirënjohës Sarkozyt për Kosovën

Nga: A.ZH Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:15
Princ Leka II, ka pasur një takim të veçantë mbrëmë me ish-presidentin e Francës Nicola Sarkozy.

Princ Leka II, ka pasur një takim të veçantë mbrëmë me ish-presidentin e Francës Nicola Sarkozy.

Ai ka thënë se Sarkozyt i është përjetësisht mirënjohës, për mbështjen e madhe për Kosovën gjatë proçesit të pavarësisë në vitin 2008, përcjell Bota sot.

Takimi i tyre u zhvillua në Butrint, atje ku mbajti koncert Carla Bruni, bashkëshortja e Sarkozyt.

“Një takim shumë i veçantë në Butrintin tonë të bukur, pas koncertit sharmant të artistes Carla Bruni! Si shqiptarë i jemi përjetësisht mirënjohes Presidentit Sarkozy, i cili tregoi mbështetjen më të madhe dhe më të sinqertë për Kosovën gjatë proçesit të pavarësisë në vitin 2008”, ka shkruar Princ Leka në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat