Hoti: Qeveria gjatë 2018-ës, ka paguar 20.3 milionë euro për vendime gjyqësore

Aktuale

Hoti: Qeveria gjatë 2018-ës, ka paguar 20.3 milionë euro për vendime gjyqësore

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 15:42
Pamje nga konferenca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, duke u bazuar në raportin financiar të Qeverisë për vitin 2018, ka numëruar shpenzimet që ka bërë Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Qeveria ka punësuar 1,245 persona për shërbime të "veçanta", prej të cilëve 94 në Zyren e Kryeministrit.

Postimi i plotë i Hotit:

Qeveria e udhehequr nga PAN-i gjate vitit 2018:

1. Ka punesuar 1,245 persona per sherbime te "vecanta", prej te cileve 94 ne Zyren e Kryeministrit,

2. Mban 407 persona te punesuar jashte listes se pagave,

3. Ka paguar 20.3 mil euro per vendime gjyqesore,

4. Ka rritur detyrimet kontingjente ndaj paleve ne vleren prej 196 mil euro,

5. Mjetet e arketueshme (obligime tatimore ndaj shtetit) i kane arritur ne 462 mil euro (nje rritje prej afer 100 mil krahasuar me 2016).

Ne nivel te komunave, Prishtina qendron me se keqi.

1. Sa i perkete investimeve kapitale, me 2018 ka pasur te planifikuar 38 mil euro. Por, i kane tepruar 57% te mjeteve, apo 23.3 mil euro. Nga keto mjete, 9.5 mil jane mjete te pashpenzuara nga viti 2017.

2. Edhe pse jane dyfishuar faturat e tatimit ne prone ne pjesen qendrore te qytetit dhe po ndertohen banesa te reja ne lagje rreth Prishtines (ne Mat ne vecanti), te hyrat nga tatimi ne prone kane renie.

Duke qene se mjetet qe komuna po ju mbledh qytetareve nuk po i shpenzon, ndoshta do te ishte me mire te ju lihen ne dispozicion qytetareve, pasi ata mund t'i shpenzojne per mireqenien e tyre.

(Te dhenat jane nga Raport Financiar i Qeverise per 2018).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat