Krasniqi: Politika shqiptare me urgjencë duhet të ketë shëmbelltyrë sportistët e suksesshëm shqiptar

Aktuale

Krasniqi: Politika shqiptare me urgjencë duhet të ketë shëmbelltyrë sportistët e suksesshëm shqiptar

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:08
Majlinda Kelmendi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka bërë krahasimin mes sportit dhe politikës në vendin tonë, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes Facebook ka shkruar se, politika shqiptare me urgjencë duhet të ketë shëmbelltyrë sportistët e suksesshëm shqiptar.

Tutje ka shkruar se, nuk ka qeverisje të mirë pa ekip të konsoliduar politik të ngritur mbi vlera individuale të suksesit.

Postimi në Facebook:

E PËRBASHKËTA E SPORTIT DHE E POLITIKËS

Politika shqiptare me urgjencë duhet të ketë shëmbelltyrë sportistët e suksesshëm shqiptar.

Suksesi i sportistëve është i ndertuar ne tri shtylla.

1. Në suksesin e punës së palodhshme individuale;

2. Sukseset individuale të bashkërenduara në lojën ekipore dhe

3. Të udhëhequr nga selektori dhe trajneri që kanë: dije, dashuri e përkushtim për detyrat e marra!

Kur politikës i bëhet qëllim parësor suksesi në të qeverisur, e formohen ekipet meritore institucionale, vjen qeverisja e mirë . Nuk ka qeverisje të mirë pa ekip të konsoliduar politik të ngritur mbi vlera individuale të suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat