Dëshmia tronditëse e Ymer Ymerit: Vrasësit e vëllait erdhën nga Llapi

Aktuale

Dëshmia tronditëse e Ymer Ymerit: Vrasësit e vëllait erdhën nga Llapi

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:23
Ymer Ymeri vëllai i Haki Ymerit dhe Hashim Thaçi

Ymer Ymeri vëllai i Haki Ymerit, i cili ishte vrarë në luftë, ka thënë se vrasësit kishin ardhur nga Llapi për të vrarë zyrtarin e LDK’së.

“Vrasësit e vëllait tim ende s’i kam publiku. Vrasësit e vëllait tim ishin llapjanë. Prej Llapit kanë ardhë kanë vra në Drenicë”,

“Të gjitha i dijmë. I dijmë edhe vrasësit edhe urdhërdhënësit”, ka thënë Ymeri, në një dëshmi që kishte dhënë në TV Mitrovica.

“Këta e kanë pasë ZKZ’në, shërbimin sekret.. Do të dalin të gjithë vrasësit dhe urdhërdhënësit. Kam qenë i burgosur. Këtë e kanë bërë kriminelët”, ka thënë ai.

Vëllai i vrarë i Ymer Ymerit është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat