Vjen një “goditje” për Lutfi Hazirin: Mos ja fut kot Lut!

Aktuale

Vjen një “goditje” për Lutfi Hazirin: Mos ja fut kot Lut!

Nga: N.H Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:32
Lutfi Haziri

Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Albin Kurti dhe Baton Haxhiu janë shumë miq mes vete, dhe se kanë raporte shumë miqësore.

Haziri tha se Albin Kurti do të kthehet te Batoni, siç u kthye te Berat Buzhala.

Ndërsa, lidhur me këtë, ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai i ka bërë thirrje Hazirit, që nëse dëshiron të bashkohet me Thaçin, le të urdheron dhe të mos flet si një profet.

“Lut paske fol si zonja Meri ti, asnjë njeri nuk e din çka sjell e ardhmja po mos ja fut kot nga shpati, nëse doni prapë valle bashkë me mikun tuaj Hashim Thaçin, urdhëroni kërkush nuk ju ndalon, dhe s’ka të drejt, por mos fol si profet kot”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat