Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është i bindur se 100 gjykata speciale nëse bëhen, luftën nuk mund ta njollosin.
Mes tjerash ai tha se i vetmi subjekt politik që është i gatshëm të shkojnë në zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe se janë shumë afër për të qenë subjekti i parë politik.
Ndërsa, pas kësaj deklarate ka reaguar veprimtari i njohur, Fatmir Bajraj. Ai i ka përmendur Haradinajt se kanë përvetësuar, privatizuar e zaptuar gjithëçka nacionale e shtetërore, dhe kështu këta të fundit sipas tij, kanë nënshtruar e poshtëruar një popull të tërë.
Ja shkrimi i plotë pa nderhyrje:
Daut, mos e matni vetën n'hije t'akshamit, se ashtu dilni alamet !
Gjykatat s'janë dhe s'kanë funksion & mision njollosjën e luftës, por gjykimin e krimeve dhe ndeshkimin e kriminelëve.
Krimet dhe autorët e tyre nuk duhet fshehur pas kauzës për liri të një populli i cili ishte i privuar nga ajo, ngase ; kauza e shenjtë për liri, dhe krimet e kryera për pushtet, janë antipode dhe t'ndara me "thikë".
Askush nuk njollosë luftën çlirimtare, ma shumë se sa ata të cilët , n'emër t'saj : vranë, vodhën dhe kërcnojnë atdheun me zh'bërje...!
Sa u perket zgjedhjeve dhe gadishmerisë se LDK-së për to, flet Sovrani e jo Dauti !
Njëmënd "arritjët" e kësaj Qeverie, PAN-i & Serbia, janë t'prekshme dhe me të "drejtë" u bëjnë t'lumtur e komod, por për Kosovën dhe shqiptarët këto "arritje" janë të dëmshme, t'dhimshme & t'rrezikshme, parasegjithash ;
Vertetë jeni afër t'prekni pozitën e parë si AAK, në Kosovë, por si ?
Me skandale, pushtim të bordeve dhe fondeve publike, nepotizëm, krim & korrupsion galopant, punësim të 100% të familjarëve, farefisit dhe klientelës, duke mos harruar edhe 7 fishimin e parapolitikës dhe armatës votuese të "veteranëve" të UÇK-së, dhe kabinetin qeveritar që i është afrue treshifrorit...!
Njëmend, jeni menjiherë pas PDK-së PRONTO-iste, dhe koha po punon për Ju, dhe kundër Kosovës.
Hiq PDK-në, jeni t'pakonkurencë n'Kosovën që "çliruat" dhe po e sundoni vet !
Daut, mos harro !
Qeverinë Haradinaj, alias PANi-in ku i keni mbi 60 kokërra (vota), janë kryesisht vota nga "diskriminimi politik" për pakicat, dhe keni Listën serbe të A.Vuqiqit, ku kjo Qeveri, është gjithëçka tjetër, por jo e shumicës shqiptare, pra Qeveri e pakicës shqiptare me pakicat (komunitetet jo-shumicë.
Kjo nuk i bën nder Kosovës dhe as shqiptarëve, e Juve PO !
Keni përvetësuar, privatizuar e zaptuar gjithëçka nacionale e shtetërore, dhe kështu keni nënshtruar e poshtëruar një popull, i cili zgjidhe t'vetme sheh, ikjën nga Atdheu, dhe ju krekoseni e lavdëroheni si të ishit shpetimtarët e këtij vendi, edhe pse realisht po bëni të kundërtën...,absurd !
Daut, statistikat po flasin & thonë :
14 herë (fish), ka shtuar pasurinë Hardinaj brënda vitit, nuk di a mund të përkthehet e njëjta rritje edhe n'mirëqenjën e qytetarëve të Kosovës dhe shprehur në të ardhurat per kokë banori ?
Nëse rezulton ashtu, unë terhiqëm me pendesë, duke u kerkuar falje ; Ty, Qeveris Haradinaj (PAN-i & Serbia) dhe vetë AAK-së.
Në të kundërtën duhet t'a bëni JU, Daut Haradinaj !