Haradinaj: Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare

Aktuale

Haradinaj: Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare

Nga: Z.B Më: 23 qershor 2019 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj kë të e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane.

Postimi i plotë:

Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritor të atdheut tonë. Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat