Akuzat e simpatizantëve të Abrashit: Këta janë njerëzit e AAK-së që e e prishën mbledhjen

Aktuale

Akuzat e simpatizantëve të Abrashit: Këta janë njerëzit e AAK-së që e e prishën mbledhjen

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:24
Deputetët e LDK-së dhe Haradinaj

Bekim Gashi, simpatizant i Arban Abrashit thotë se mbledhjen e nëndegës “Ibrahim Rugova” që u prish kur filluan të rriheshin me karrige e shkaktuan njerëzit e AAK-së, partië së Ramush Haradinajt.

Gashi ka përmendur edhe me emra personat të cilët filluan përleshjen.

“Këta 9 persona janë kandidatë për AAK, i njoh personalisht, njëri zyrtar i Nismës bashkë më tre persona, punon si postë bashkë me katër persona, Bekim Aliu me tre persona zgjedhjet e kaluar vëzhguesi me dy persona, Milaim Sinani i AAK-së me 5 persona, ja ku janë nuk i kam shpikur prej vetes”, ka thënë Gashi.

Ai poashtu është i bindur se ‘konfilktin’ nuk e kanë nisur njerëzit e LDK-së.

“ Incidentin nuk e kanë bërë njerëzit e LDK-së  na këto i dijimë”, ka shtuar Gashi.

Këtu mund ta gjeni  dokumentarin e plotë.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell prapaskenat e këtyre përleshjeve. Arsyet që çuan deri te to. Dëmet që po ia bëjnë kësaj partie. Njerëzit që qëndrojnë prapa tyre. Flasin njerëz të LDK-së që janë në pozita për ta disiplinuar partinë, por edhe rrëfehen personat kyç të incidenteve. Është një dokumentar që shfaq një fytyrë tjetër të LDK-së paqësore. Një fytyrë jo krejt paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat