Kosova në Samitin e SEECP u ftua me fusnotë

Aktuale

Kosova në Samitin e SEECP u ftua me fusnotë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:13
Hashim Thaçi dhe Milorad Dodik

Republika e Kosovës, të cilën BeH nuk e njeh si një shtet, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u ftua me fusnotë.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e kryetarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, për mediat serbe.

Me rastin e pohimeve se Dodik kishte dërguar një ftesë zyrtare për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të ardhur në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, kabineti tha se anëtarët e Samitit i ftoi presidentët e vendeve pjesëmarrëse dhe jo Milorad Dodik.

Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP, siç u theksua në kabinetin Dodik, u zgjidh në vitin 2014 me pëlqimin e të gjithë atyre pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën: Serbia, Greqia, Rumania, Moldavia dhe BeH.

Kabineti i Dodik ka bërë të ditur se Presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk ka ftuar Republikën e Kosovës, por atë e ka definuar me fusnotë.

Më herët portali boshnjak Klix raportoi se kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Sipas Klix, presidenti Thaçi javën e ardhshme do të marrë vendimin nëse do t’i përgjigjet ftesës.

Mediat boshnjake përkujtojnë se presidenti i Kosovës muajin e  kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën.

Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH.

Sipas Klix, presidentët e shteteve të rajonit do të priten në tepihun e kuq para ndërtesës së Presidencës së BeH, ku do të jenë të vendosur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të BeH.

Ftesa me nënshkrimin e Dodik tashmë u janë dërguar presidentëve të rajonit, sikurse edhe presidentit Thaçi, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH, shkruan Klix.

Po ashtu, ftesat janë dërguar edhe në adresat e të gjitha ministrive të Jashtme të vendeve të Samitit të Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore- SEECP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat