Ferid Agani bëhet nostalgjik, kujton një ditë të veçantë

Aktuale

Ferid Agani bëhet nostalgjik, kujton një ditë të veçantë

Nga: Z.B Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:29
Lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani

Lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka kujtuar 35 vjetorin e karrierës së tij si mjekë, përcjell “Bota sot”.

Agani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkrua se 20 qershori i vitit 1984 ishte dita e përfundimit të studimeve të mia në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në të cilën diplomova me notën mesatare 9.9.

“Vetëm disa ditë më pas me pranimin në punë në klinikën e neuropsikiatrisë filloi rrugëtimi im i gjatë profesional dhe shkencor, si mjek, specialist i neuropsikiatrisë, asistent dhe profesor në fakultete vendore dhe ndërkombëtare, që shpresoj ka qenë në të mirën e mijëra pacientëve të mijë por edhe studentëve, shkencës, Fakultetit të Mjekësisë, Universitetit të Prishtinës, shërbimeve të shëndetit mendor në veçanti dhe sistemit shëndetësor e shtetit të Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar ai.


Tutje, Agani ka shkruar se në këto momente i kalojnë nëpër mëndje dhjetëra mijëra pacientë e anëtarë të familjeve të tyre me të cilët ndava një pjesë të mundimeve, vuajtjeve, lehtësimeve, shqetësimeve, pikëllimeve e gëzimeve të tyre me të cilat u sprovuan.

Ai, ka kujtuar edhe kolegët neuropsikiatër e infermierët e shërbimeve psikiatrike në Kosovën e pas luftës me të cilët në bashkëpunim me ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti I Illinoit në Çikago, SHBA, së bashku ndërtuam shërbimet


Postimi i plotë:

Përshëndetje të dashur miq,

Me kënaqësin më të madhe e ndajë me Ju një përvjetorë të rëndësishëm të jetës sime profesionale e shkencore, 35 vjetorin e fillimit të punës sime si mjekë.

20 qershori i vitit 1984 ishte dita e përfundimit të studimeve të mia në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në të cilën diplomova me notën mesatare 9.9. Vetëm disa ditë më pas me pranimin në punë në klinikën e neuropsikiatrisë filloi rrugëtimi im i gjatë profesional dhe shkencor, si mjek, specialist i neuropsikiatrisë, asistent dhe profesor në fakultete vendore dhe ndërkombëtare, që shpresoj ka qenë në të mirën e mijëra pacientëve të mijë por edhe studentëve, shkencës, Fakultetit të Mjekësisë, Universitetit të Prishtinës, shërbimeve të shëndetit mendor në veçanti dhe sistemit shëndetësor e shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Kanë qenë këto 35 vite të punës sfiduese të zhvilluar në mesin e ambicieve polivalente të mjekut të ri në rrethanat komplekse dhe shumë herë tejet të vështira veçanërisht gjatë periudhës dhjetëvjeqare të okupimit dhe luftës dyvjeqare në vendin tonë. Në këtë rastë të veçantë e falenderojë Zotin e Madhërishëm që ma ka mundësua pajisjen me diturinë dhe përvojën e duhur për të qenë në shërbimin më të mirë për të sëmurët me vështirësi të shëndetit mendor dhe familjet e tyre, për studentët dhe kolegët e mij të rinjë dhe ata më të moshuar si në rrafshin kombëtar ashtu dhe atë ndërkombëtar të cilët paraqesin vlerë të jashtëzakonisht fisnike dhe të çmuar për mua.

Në këto momente më kalojnë nëpër mëndje dhjetëra mijëra pacientë e anëtarë të familjeve të tyre me të cilët ndava një pjesë të mundimeve, vuajtjeve, lehtësimeve, shqetësimeve, pikëllimeve e gëzimeve të tyre me të cilat u sprovuan; I falenderojë nga zemra me respektin e mirënjohjen më të thellë për besimin që e kanë pas dhe vazhdojnë ta kenë në mua si dhe për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të cilit mund ti kenë zili edhe profesionistët e shteteve më të qytetëruara në botë; më kujtohen studentët e dashur dhe kolegët mësimdhënës me të cilët ndërtuam së bashku gjeneratat e reja të mjekëve, psikologëve, infermierëve, e specialistëve në lëmi të ndryshme të shëndetit mendor; më kujtohen kolegët Shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike si dhe kolegët nga SHBA dhe shumë shtete Europiane e më gjërë me të cilët ndërtuam rrjetat e partneritetit bashkëpunues nëpërmjet të cilave e rrënuam izolimin dhe apartheidin të cilin tentoi të na imponoj shteti Serb.

Me kënaqësin më të madhe kujtojë kolegët neuropsikiatër e infermierët e shërbimeve psikiatrike në Kosovën e pas luftës me të cilët në bashkëpunim me ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti I Illinoit në Çikago, SHBA, së bashku ndërtuam shërbimet tërësisht të reja të shëndetit mendor të mbështetura në komunitet të cilat edhe njëzet vite pas themelimit të tyre paraqesin majen e shërbimeve të këtilla në Bashkësin Europiane. Të gjithë sot jemi krenar që në shtetin tonë të dashur nuk kemi Spital psikiatrik të tipit të azilit dhe që shumica e të sëmurëve kronik psikiatrik trajtohen në familjet e tyre dhe në komunitetin rrethues, të mbështetur nga shërbimet rajonale të shëndetit mendor.

Kjo fjalë e shkurtër me rastin e këtij përvjetori nuk do të ishte e plotë sikur me të nuk do të falenderoja edhe mësuesit e mij të ndershëm, kolegët vendor dhe ndërkombëtar, anëtarët e Asociacioneve profesionale të Psikiatërve, Neurologëve dhe Psikologëve të Kosovës, anëtarët e Lidhjes mbarëkombëtare të Psikiatrisë Shqiptare të cilën me krenari e drejtova gjatë tri viteve, si dhe në veçanti bashkëshorten time Shpresën, vajzën Natyrën, dhe djalin Nysretin mjekun e ri, pa ndihmën dhe mirëkuptimin e të cilëve shumë prej arritjeve të mia të sipërpërmendura nuk do të ishin të realizueshme.

JU FALEMNDERIT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat