Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së: LDK-ja të merr mësim në Partinë Demrokatike

Aktuale

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së: LDK-ja të merr mësim në Partinë Demrokatike

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Anëtari i Këshillit Drejtues i Partisë Demrokatike të Kosovës (PDK), i cili vjen nga dega e PDK-së në Istogit, Dukagjin Mavraj, ka “ironizuar”, me rrahjen e sotme që ndodhi në degën e LDK-së në Podujevë.

Ai ka thënë se LDK-së, s’i ka mbetur të quhet me Lidhja Demrokatike, por Lidhja e Karrikave, përderisa ka shtuar se anëtarët e LDK-së, duhet të marrin mësim në Partinë Demrokatike.

“Lidhja s’Demrokatike e Kosovës. LDK-së s’i ka mbet gjë tjetër pos me ndrru emrin, me heq Demrokatike dhe më lënë Lidhja e Karrikave (LK)

S’po çuditna që rrahja e radhës dhe përplasja e karrikave paska ndodh pikërisht në Shkollën qe e bart emrin e themeluesit të kësaj partie, pasi votat ne emër të Tij vazhdimisht i morën, por çfarë mësimi po ju jepni atyre nxënësve se…. Merrni mësim ka Partia Demrokatike”, ka shkruar Mavraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat