Deputeti që votoi kundër Ligjit për Sponsorizimin e sportistëve, arsyetohet në këtë mënyrë për vendimin e tij

Aktuale

Deputeti që votoi kundër Ligjit për Sponsorizimin e sportistëve, arsyetohet në këtë mënyrë për vendimin e tij

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 01:03
Blerim Kuqi

Në fillim të kësaj jave, në Kuvendin e Kosovës, debati për amandamentin 5, i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponsorizime nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Pas kësaj, reagimet ishin tejet të ashpëra nga komuniteti sportiv, i cili kritikoi rëndë anëtarët e legjislativit.

Njëri prej deputetëve që votoi kundër këtij ligji është deputeti i AAK-së, Blerim Kuqi.

Kuqi në "Sports Show", është arsyetuar për vendimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

"Nuk e kemi votuar amandamentin e propozuar e Bekim Haxhiut për shkak se kemi menduar se nuk është i përshtatshëm. Ka të bëjë me shpërlarjen e parave", tha fillimisht Blerim Kuqi.

"Në rast se do të ishte Ligji, do ta votoja", shtoi Kuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat