Porosia e ambasadorit norvegjez për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Porosia e ambasadorit norvegjez për Kosovën dhe Serbinë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:55

(E plotësuar) - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në fjalën e tij hyrëse në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshjen ligjërisht obligative që nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës, prandaj është e domosdoshme që të jemi unikë në këtë proces.

“Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet kohore të qarta, objektivat precize, garancat dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-së dhe BE-së. Nuk kam kurfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk po lëvizin fare.

“Përkundër inciativave të fundit për ta zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe e perspektivës së arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është rreziku më i madh i mundshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Sjaastad: Populli po i kërkon ndryshimet, arrijeni marrëveshjen sa më shpejt

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad sot gjatë konferencës "Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka thënë se marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt, që t’i hapet rrugë proceseve drejt BE’së.

Sjaastad tha se populli i kërkon ndryshimet, prandaj duhet arritur pajtim mes dy palëve.

Populli i kërkon ndryshimet, ata e mbështesin dialogut. Kjo situatë e krijuar rreth taksës e bën të vështirë procesin në dialog. Shpresojmë që të dyja palët sa më shpejt t‘i japin rast vetes për sukses dhe të kenë një hap pozitiv. Duke treguar  fuqinë, mund ta krijojmë një atmosferë të domosdoshme për të arritur sukses. Duhet të kemi pajtimin e dy palëve.  Shpresoj në një marrëveshje që do të jetë e pranueshme nga dyja palët’’, ka thënë ambasadori norvegjez.

Tutje ai thotë stopimi i dialogut do t’i vonojë proceset për anërtarësim në organizata ndërkombëtare.

‘’Shpresoj që do ta rritet besimi, të gjithë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në gjitha fushat. Një koncensues dhe bashkëpunim më i mirë do ta bëjë këtë vend më të fuqishëm’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat