Haradinaj: Kosova qëndron përkah SHBA-së, veprimet e Iranit janë të gabuara

Aktuale

Haradinaj: Kosova qëndron përkah SHBA-së, veprimet e Iranit janë të gabuara

Nga: A.SH Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka konisderuar se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara, duke thënë se Kosova qëndron përkrah SHBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë.

“Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe qëndron përkrah të drejtës së ShBA-së për t’i mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, kudo dhe kurdoherë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat