Ahmeti: Shfaqje e Haradinajt, njëherë tha se nuk merret me dialog, e tash kaloi në protagonizëm individual

Aktuale

Ahmeti: Shfaqje e Haradinajt, njëherë tha se nuk merret me dialog, e tash kaloi në protagonizëm individual

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:08
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti sot gjatë konferencës për’finalen e madhe’ Kosovë-Serbi ka thënë se sondazhet e paraqitura të fundit rreth dialogun, nuk janë të qarta.

‘’Duhet të kemi kujdes me sondazhe, sepse opcionet e prezantuara ndaj qytetarëve, nuk janë aspak të qarta’’, ka thënë Ahmeti.

Tutje duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Ahmeti ka thënë shtetet që e kanë njohur Kosovën, po bëjnë më shumë probleme për anëtarësim në Interpol dhe liberalizim të vizave.

‘’Ka arsye që këtu ka cnjohje prej shteteve, kemi pasë problem në Interpol edhe nga shtetet që na kanë njohtë. Na bëjnë problem për vizat, shtetet që na kanë njoftë. Koha nuk po punon për neve për shkak të mos punës së Qeverive që i kemi pasë’’, ka thënë Ahmeti.

Tutje për bashkimin e Luginës me Kosovën, Ahmeti thotë se po të ishte lehtë, do të ndoshte para 2o viteve, por që ka pengesa.

Të ishte lehtë ,ish ba para 20 viteve. Pra nuk besoj që ka dikush në Kosovë i cili i thotë jo ruajtjes së këtij territori dhe bashkëngjitjes së Luginës.’’, tha ai.

Ahmeti e sheh si shfaqje të kryeministrit punën e mos përfshirjes në dialog, e tash rikthimin e tij në mënyrë individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat