Gjuriqi thotë se Kosova u sjell “bajat” në Berlin

Aktuale

Gjuriqi thotë se Kosova u sjell “bajat” në Berlin

Nga: F.B. Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:34
Marko Gjuriq

Takimi me delegacionin e Kosovës në Berlin duhej të ishte përgatitor dhe teknik që të shihej nëse Prishtina ishte e gatshme të heq taksën ka thënë drejtori i (të ashtuquajturës” zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq duke shtuar se Prishtina nuk ka treguar as respektim elementar ndaj nikoqirit po u sollën bajat dhe papërshtatshëm, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Nuk jemi të kënaqur me faktin se nuk ka bisedime në Paris kjo për shkak të Prishtinës, ndërkohë që ne ishim përgjegjës dhe donim të krijohen parakushtet për dialog", ka thënë Gjuriq për TV Prva.

Kur vendosen masa jo civilizuese e taksa për çka pëson ekonomia e Serbisë dhe i jepet goditje popullit serb për mbijetesë dhe ka aksione të armatosura në baza ditore këto qartë janë sinjal se nuk dëshirohet dialogu.

Në të gjitha përpjekjet e Gjermanisë, Francës dhe BE-së Prishtina u soll bajat dhe në mënyrë të papërshtatshme, prandaj na shqetëson situata e përgjithshme në Kosovë, presioni ndaj serbëve  dhe mungesa e përgjegjësisë për bisedë konstruktive nga Prishtina

Kemi pasur sukses të kthejmë bisedat dhe interesin e Serbisë si temë në dialog për dallim nga vitit 2008 kur shumica e bashkësisë ndërkombëtare e pranoi pavarësinë e Kosovës.

"Tash bisedohet për interesin e Serbisë për dallim nga periudha ku mbi 100 shtete e njohën pavarësinë e Kosovës kur rreth saj kanë udhëheq Gjilas, Jeremiç dhe tjerë prej të cilëve sot dëgjohen gënjeshtra të ndryshme” tha ai duke shtuar se përpiqen të na gënjejnë rreth kalimeve administrative ne Bernjak e Jarinje.

Gjuriq tha se zëvendësministri i punëve të jashtme Borko Stevanoviç me 23 shkurt 2012 ka arritur marrëveshje për vendosjen e kalimeve në Bernjak dhe Jarinje dhe vendet tjera dhe atje të vendoset Policia e Kosovës.

"Qytetarë të nderuar kur sot shihni se policia kufitare e Kosovës sulmon qytetarët serb dhe iu rrëmben kamionët me mall ta dini se këtë e bëjnë në bazë marrëveshjes së 23 shkurtit 2012 që e ka nënshkruar Borko Stevanoviç, tha ai.

Ai mohoi edhe gënjeshtrat se Beogradi ka pranuar anëtarësimin e Kosovës në Federatat dhe asociacionet sportive.

"Disa iu ka penguar që Vuçiq ka mbrojtur dinjitetin e Serbisë dhe nuk ka dashur të jetë aty ku bënë paradë Kosova (e ashtuquajtur) me flamurin e saj” ka thënë Gjuriq duke thënë se frikësohet nga thënia e Gebelsit se rrena që përsëritet 100 herë bëhet e vërtetë.

"Ne duhet të luftojmë për të vërtetën, për interesat tona në Kosovë, për ruajtje të paqes dhe stabilitetit dhe mos të merremi me qentë që lehin sepse karvani po ec", ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat