Quni: Shtetast turq u arrestuan si në vendet diktatoriale - Bota Sot
Quni: Shtetast turq u arrestuan si në vendet diktatoriale

Aktuale

Quni: Shtetast turq u arrestuan si në vendet diktatoriale

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:30
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e 6 shtetasve turq theksoi se në arkivin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nuk gjendet asnjë dëshmi për depërtimin e tyre,.

“Në arkivin e AKI-së nuk do të gjeni asnjë gjurmë nga përgjimet, incizimet, konsultimet... e gjashtë shtetasve turq.  Ata u cilësuan si terroristë.  U arrestuan nga policët e rëndomtë e disa prej tyre ishin edhe me probleme shëndetësore. Në aeroport i quan në zonën  e VIP-ve dhe u futën në një aeroplan që askush nuk e dinte se pse ndodhej aty”, tha Quni para deputetëve.

Tutje deputeti i LDK-së deklaroi se të njëjtit as nuk i rezistuan arrestimit, duke cilësuar se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në vendet ku vepron diktatura.

“Shtetasit turq nuk i rezistuan arrestimeve, askush nuk ua kumtoi arsyen e arrestimit dhe as nuk tentuan të iknin. Me punën që bënin nuk e lenin përshtypjen që mund të ishin terroristë. Ata u arrestuan si në vendet ku veprojnë diktatorët dhe mund të kryhen vetëm në vendet ku shërbimet e inteligjencës janë në duart në pushtetit”, tha ai duke shtuar që ky urdhër për AKI-në erdhi nga lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...