LDK për deportimin e shtetasve turq: Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë

Aktuale

LDK për deportimin e shtetasve turq: Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:41
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas miratimit të raportit për deportimin e shtetasve turq nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj.

LDK-ja vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë.

”Përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e 6 turqëve. Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat