Haradinaj: Serbia duhet të jetë dy herë falënderuese ndaj NATO-s

Aktuale

Haradinaj: Serbia duhet të jetë dy herë falënderuese ndaj NATO-s

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 17:11
Promovohet pulla postare dhe emblema e Konferencës së Parisit

(E plotësuar) - Shteti serb duhet të jetë falënderues ndaj forcave të NATOS-s, të cilat 20 vjet më parë kanë ndërhyrë në Kosovë, për të parandaluar gjenocidin serb. Kështu thotë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit NATO i ka bërë një nderim të madh edhe shtetit serb, duke i ndaluar ata të bëjnë edhe më tutje krim në popullatën civile në Kosovë.

Kështu është shprehur ai gjatë promovimit të emblemës, katalogut, ekspozitës dhe pullës postare, e cila iu kushtua 100-vjetorit të konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit Willson për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ngjarje kjo e organizuar nën patronatin e kryeministrit, Institutit  të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe Institutit për Studime Shqiptare e Protestante.

Duke përmendur vizitën e ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albrigtht në 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, ai ka përcjellë nderime edhe për ish-presidentin Willson.

Haradinaj: Shteti serb duhet të falënderoj NATO-n

“Mendoj që një sjellje e tillë falënderuese  dhe shprehje e respektit buron nga ajo që përjetuam ne, në fund të shekullit XX, në vitin 99, kur Amerika i priu NATO-s, ndërhyri dhe ndali tragjedinë. Ndër tragjedia që paralajmërohet të jetë tragjedia më e madhe pas luftës së Dytë Botërore. Kjo ndërhyrje bërë që populli i Kosovës të shpëtohej, njerëzit e pafajshëm të shpëtohen, të kthehen në Kosovë, të rikthehet jeta, të rikthejmë shpresën, dhe atë që pata nderin të them që aeroplanët e jetës, i ndalën trenat e vdekjes, e ndalën largimin e njerëzve, pra e ndalën tragjedinë në Kosovë. Ndalja e kësaj tragjedie është një vepër e mirë së pari për shqiptarët, ky veprim i NATO-s i ka bërë një nderim të madh edhe shtetit serb, sepse e ka shpëtuar nga një krim më i madh se sa ai që kishin bërë deri atëherë”, tha Haradinaj.

Prandaj sipas shefit të Qeverisë, falënderimin më të madh NATO-s, duhet t’ia bëjë vet shteti serb. NATO sipas tij nuk e la më tej të bëjë krim në Kosovë- Serbinë.

Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka ndarë pullën postare që i kushtohet 100 vjetorit të konferencës së Parisit. 

Hoxha: Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare dedikuar mikut të madh

“Me rastin e 100 vjetorit të konferencës së paqes në Paris, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare dedikuar mikut të madh të popullit shqiptarë, presidentit të 28-të të ShBA-ve,  Woodrow Willson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi i mëtejmë. Titulli zyrtar i kësaj pulle postare që është në qarkullim që nga data 25 maj 2019, është 100 vjetori i mbrojtjes të trojeve shqiptare, Woodrow Willson”, tha Hoxha.

Kjo pullë postare, Hoxha tha se bart figurën e presidentit të 28-të të ShBA-ve ,  Woodrow Willsonit .

Femi Cakolli, bashkëthemelues i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestane në Tiranë  ka falenderuar Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim, e që aktivitet i tillë, sipas tij do të vijoi edhe në Uashington.

Cakolli: Para 100 vitesh shqiptarët gjetën mikun e tyre më të mirë 

“Para 100 vitesh shqiptarët gjetën mikun e tyre më të mirë për të marrë krah. Pas Luftës së Parë Botërore udhëheqësit e botës kishin shkuar në Paris, jo vetëm për të diskutuar kushtet e përfundimit të luftës, por edhe për të gjetur zgjidhje dhe mjete për të penguar luftërat e reja  dhe për të siguruar mundësi sa më të mirë për Paqen botërore. Paqja në ballkan ishte njëra ndër më   çështja kryesore në konferencën e paqes dhe çështja e shqiptarëve luajti një rol sidomos pas kufijve të sunduar të Shqipërisë dhe pas traktatit të fshehtë të Londrës”, tha ai.

E, drejtori i këtij Instituti, Skënder Hasani tha se kjo ngjarje mund të jetë ngjarje e vogël për Shtetet e Bashkuara të Amerikën, por është e madhe për shqiptarët. Duke e shënuar përvjetorin e kësaj konference, dhe duke kujtuar edhe angazhimin e presidentit Willson, ai tha se sot do të shpalosin edhe ekspozitën dokumentare që flet për angazhimin amerikanë, por edhe kauzën kombëtare në Paris.

Promovohet pulla postare dhe emblema e Konferencës së Parisit

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dhe Instituti për Studime Shqiptare e Protestante kanë promovuar emblemën, katalogun, ekspozitën dhe pullën postare që i kushtohen 100-vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit Willson dhe Qeverisë së SHBA-ve për ta mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndaj NATO-s, Serbia duhet të jetë falënderuese dy herë, që nuk ua kanë lejuar edhe më tej të bëjnë krim në Kosovë.

"Në kuadër të përvjetorëve të rëndësishëm, ne kemi pasur nderin që para pak ditësh të kemi ish presidentin Bill Clinton, Albright, Wesley Clark, në atë kohë është ditur që nderim do të bëhet edhe për presidentin Willson. Një sjellje e tillë buron nga ajo që përjetuam ne, në fund të shekullit XX. Aeroplanët e jetës e ndalin tragjedinë në Kosovës. Ndalja e kësaj tragjedie është një vepër e mirë për shqiptarët. Ky veprim i NATO-s i ka bërë nder të madh edhe shtetit serb për të mos bërë edhe më shumë krime. Falënderimin më të madh duhet t’ia bëjë vet Serbia. Duke qenë kështu u bënë dy të mira", tha ai.

Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha,ka ndarë pullën postare që i kushtohet 100 vjetorit të konferencës së Parisit.  

“Me rastin e 100 vjetorit të konferencës së paqes në Paris, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare për presidentin e 28, Willson. Miqësia me shtetin amerikan që lindi para 100 vitesh u përjetësua para 20 viteve. Pulla postare për Willson do të jetë më e veçanta”, u shpreh ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat