Haxhiu: Telekom duhet të rimëkëmbet - Bota Sot
Haxhiu: Telekom duhet të rimëkëmbet

Aktuale

Haxhiu: Telekom duhet të rimëkëmbet

Nga: N.H Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:38
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se ndërrmarja publike Telekom duhet të rimëkëmbet dhe kjo ndodhë vetëm me anulimin e kontratave të tilla abuzive që janë me qindra sosh të cilat duhet të zhvleftësohen sa më parë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, thekson se për vite me radhë, Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës abuzive me Zmobile, kontratë që sipas saj, i ka sjellë dëme të mëdha Telekomit të Kosovës.

Ja postimi i saj:

Për vite me radhë, Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës abuzive me Zmobile, kontratë kjo që i ka sjellë dëme të mëdha Telekomit të Kosovës. Të njëjtën kërkesë e kishin edhe mijëra punëtorë të Telekomit.

Vendimi për mosvazhdimin e kontratës me ZMobile është vendim i drejtë, i duhur dhe në mbrojtje të interesit publik. Ndërrmarja publike Telekom duhet të rimëkëmbet dhe kjo ndodhë vetëm me anulimin e kontratave të tilla abuzive që janë me qindra sosh të cilat duhet të zhvleftësohen sa më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...