Flasin nga AAK: Po, Labinot Tahiri është pjesë e Grupit Parlamentar

Aktuale

Flasin nga AAK: Po, Labinot Tahiri është pjesë e Grupit Parlamentar

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:03
Tahiri dhe Haradinaj

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri ka treguar sot se është larguar nga Aleanca Kosovare e Re, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se tashmë është nga partitë e tjera në Kuvend, është më i afërm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së Ramush Haradinajt.

Media, ka kontaktuar me shefin e deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, i cili ka konfirmuar se Tahiri është pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Madje, ai thotë se që një kohë të gjatë, këngëtari i kthyer në politikan, është pjesë e AAK-së në Kuvend.

Isufi shtoi se ditëve në vijim do të diskutohet edhe për një kalim të Tahirit në parti.

“Po, që një kohë të gjatë deputeti Tahiri, është pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së. Kemi punuar me të në shumë gjëra dhe ditëve në vazhdim do të flasim edhe për disa cështje tjera, si kalimi i tij në parti”, ka thënë shkurt Isufi.

Me kalimin e Tahirit në Grupit Parlamentar të AAK-së, kjo parti tashmë ka në Kuvend, hiç më pak se 13 deputetë.

Kurse, AKR-ja e Behgjet Pacollit, e cila udhëheq me katër ministri, tashmë ka mbetur me një ulëse në Kuvend, atë të familjarit të Behgjet Pacollit, Islam Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat