Haki Abazi tallet me Ramush Haradinajn: Nga dekorimet tallava në qëndrimin naiv për politikat ndërkombëtare

Aktuale

Haki Abazi tallet me Ramush Haradinajn: Nga dekorimet tallava në qëndrimin naiv për politikat ndërkombëtare

Nga: v.r Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:05
Ramush Haradinaj

Sipas Haki Abazit, njohësit të politikave në vend, deklarimi i Kryeministrit të Kosovës për konfliktin e SHBA-vë me Iranin është indikator i mjaftueshëm se sa ka degraduar njohura për politikat ndërkombëtare, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Haki Abazit:

Deklarimi i Kryeministrit te Kosoves per konfliktin e SHBA-ve me Iranin eshte indikator i mjaftueshem se sa ka degraduar njohuria per politikat nderkombetare dhe se ashtu siq edhe politikat dhe zhvillimet e mbrendshme shikohen nepermejt dekorimeve tallava e njejta refletohet ne qendrimin e papjekur e naiv per politikat nderkombetare. As SHBA si shtet perkrahes i pavaresise se Kosoves dhe direkt i invlovuar ne problematiken e mardhenieve nuk e interpeton nemnyre te unfikuar mardhenien dinamike me Iranin nepermjet thjeshtesimit banal bardh e zi. Ne rastin me te mire kur e ke Minisiter te puneve te jashtme Behxhet Pacollin duhet te konsiderohet heshtja si pozcion i arte. Demi qe i eshte shaktuar ne vazhdimesi vendit ne 20 viteshin e fundit eshte deme qe ka me marre shume energji dhe mendje te menqura me dale prej aty ku e kane futur analfabetizmi dhe servilizmi i panevojshem.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat