Limaj: Rritja dhe fuqizimi i Nismës anëkend vendit nuk ka të ndalur

Aktuale

Limaj: Rritja dhe fuqizimi i Nismës anëkend vendit nuk ka të ndalur

Nga: Z.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 20:59
Pamje nga takimi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se rritja dhe fuqizimi i Nismës anëkend vendit nuk ka të ndalur, përcjell “Bota sot”.

Limaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kënaqësi e jashtëzakonshme t'i mirëpresim sonte në një tubim madhështor 880 anëtarë të rinj në degën e Nismës në Prishtinë.

“Në emër të Nismës u shpreha mirënjohje për vendimin e tyre për t’iu bashkuar Nismës dhe u zotova se nuk do t’i zhgënjejmë për vendimin e tyre.
Ardhja në mënyrë kaq masive do ta fuqizojë jo vetëm degën e Nismës në Prishtinë, por gjithë subjektin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Rritja dhe fuqizimi i Nismës anëkend vendit nuk ka të ndalur

Kënaqësi e jashtëzakonshme t'i mirëpresim sonte në një tubim madhështor 880 anëtarë të rinj në degën e Nismës në Prishtinë.
Mjekë, profesorë universitarë, juristë, ekonomistë, agronomë, studentë të profileve të ndryshme, të rinj e të reja, intelektualë me vullnet e energji pozitive për të kontribuuar për Prishtinën dhe Kosovën.
Në emër të Nismës u shpreha mirënjohje për vendimin e tyre për t’iu bashkuar Nismës dhe u zotova se nuk do t’i zhgënjejmë për vendimin e tyre.
Ardhja në mënyrë kaq masive do ta fuqizojë jo vetëm degën e Nismës në Prishtinë, por gjithë subjektin tonë.
Anëtarët e rinj dhe strukturat e Nismës në Prishtinë i sigurova se askush në Prishtinë nuk mund të qeverisë pa Nismën Socialdemokrate dhe kjo vjen si rezultat i angazhimit dhe besimit të qytetarëve të Prishtinës te Nisma.
Ne dalim nga ky tubim shumë më të fuqishëm dhe me përgjegjësi shumë të larta. Të gjithë, siç jemi bashkuar, të vazhdojmë fuqishëm për punë të mbara në shërbim të vendit.
Porosia ime për strukturat e Nismës në Prishtinë: Mos u merrni me të tjerët dhe mos i shani të tjerët. Në vend të kësaj ne do të punojmë për ta fuqizuar partinë për t’i shërbyer vendit.FL
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat