Luksemburgu në mbështetje të Kosovës për t'u bërë anëtarë në Interpol

Aktuale

Luksemburgu në mbështetje të Kosovës për t'u bërë anëtarë në Interpol

Nga: Z.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:59
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, ku kanë diskutuar për programet e përkrahjes nga ky vend për procesin e integrimit përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka falënderuar ambasadorin Schmit për vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut në synimin e Kosovës për t'u bërë anëtarë si në Interpol ashtu dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare

Postimi i plotë:

Kam pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, me të cilin diskutova për programet e përkrahjes nga ky vend për procesin e integrimit.
Falenderova ambasadorin Schmit për vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut në synimin e Kosovës për t'u bërë anëtarë si në Interpol ashtu dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat