Vjen kundërpërgjigja për Lutfi Hazirin: Është e turpshme të krahasosh Baton Haxhiun me Albin Kurtin - Bota Sot
Vjen kundërpërgjigja për Lutfi Hazirin: Është e turpshme të krahasosh Baton Haxhiun me Albin Kurtin

Aktuale

Vjen kundërpërgjigja për Lutfi Hazirin: Është e turpshme të krahasosh Baton Haxhiun me Albin Kurtin

Nga: N.H Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:38
Lutfi Haziri

Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi të dërguar në adresë të redaksisë ka komentuar intervistën me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri në këtë intervistë është shprehur se gazetari Haxhiu dhe lideri i VV-së janë të njëjtë. Ndërsa, në një përgjigje, Maxharraj e ka quajtur të turpshëm këtë krahasim.

“Është e turpshme të krahasosh Baton Haxhiun me Albin Kurtin. Afria e Batonit me Kurtin kurrë nuk ka ekzistuar, ky është një ekzagjerim i Lutës. Nuk mund të unifikohet opozita duke shti pyka midis opozitës siç po bënë Lutfi Haziri”, është shprehur mes tjerash Maxharraj.

Ja postimi i plotë:

PO PËSHTJELLË DIÇKA LUTFI HAZIRI?!

Image
Binak Maxharraj

Gjatë gjithë intervistës së gjatë qe ia ka dhëne Lutfi Haziri gazetës"Bota sot" del diçka e vërtetë,diçka trishtuese sepse Lutfi Haziri po e kryen argatin e Hashim Thaqit.

Ky është një thaçist fund e krye,kurse në LDK rrinë sa për sy e faqe,dhe lufton bile për ta pushtuar LDK nga mbrenda,për te ia dorëzu pastaj thaçistëve.

Nuk është e vertetë deklrimi i tijë se Kalan e LDK nuk mund ta pushtoj askush,kjo është e vërtetë sepse LDK veç është e pushtuar nga Lutfi Haziri ,kjo është e verteta sepse ky farë Luta nuk po luan kurrfarë uniteti mbrenda LDK,por po e luan rrolin e shpërbërjëes së kalas nga mbrenda. Lutfi Haziri do të ishte më mirë qe të kërkon afrim me LVV dhe jo përçarje më të.

Eshte e turpshme të krahasosh Baton Haxhiun me Albin Kurtin.Afria e Batonit me Kurtin kurr nuk ka ekzistuar,ky është një egzagjerim i Lutës.Nuk mund të unifikohet opozita duke shti pyka midis opozitës siç po bënë Lutfi Haziri.

Dhe po ia përkujtoi Lutfi Hazirit se pjesëmarrja e LDK në Tv KLan te Bton Haxhiut është një kafshatë qe skapërdihet,sepse dihet së ky tv është kryesishtë i kapur nga Klani Pronto i PDK,te cilër se bashku po e luajn lojën e djallit drejtë shkaterrimit të sovranitetit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...