“Thaçi ka perënduar, i është djegë bishti por jo dynjaja”

Aktuale

“Thaçi ka perënduar, i është djegë bishti por jo dynjaja”

Nga: N.Sh Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:45
Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi i cili është i ashpër me kritikat e tij ndaj keqqeverisjes në Kosovë, përsëri sot ka kritikuar presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Abazi pohon se, Thaçit i është djegur bishti i tij dhe jo dynjaja.

Ai përmes një postimi në Facebook shprehet se, kompromisi i vetëm që mund të bëhet në dialogun e Brukselit është që të vendoset drejtësia edhe në Kosove edhe në Serbi.

Por, sipas tij, Serbia duhet të kërkoj falje për gjenocidinin dhe pastrimin etnik në Kosovë, të kompensoj dëmet e luftës, ti kthen të gjitha arkivat, gjithashtu të kthehen trupat e viktimave që gjenden në Serbi, të tërheq trupat paramilitare nga Mitrovica e shumë gjëra të tjera.

Lexojani shkrimin e plotë të Abazit:

Thaci ka perenduar, eshte djege bishti i tij por jo "dynjaja"

Ky eshte momenti kur gjithcka duhet shkruar dhe duhet te kete garancion nderkombetar. Aresyja pse po kerkohen kompromise te reja eshte se ato qe jane bere deri tani kane kaluar ashtu pa u shenuar si duhet dhe nuk permenden. Kompromisi i vetem qe mund te behet eshte te vendoset drejtesia edhe ne Kosove edhe ne Serbi. Andaj Serbia duhet te beje hapat e pare per te ecur tutje:

1. Kerkim falje per gjenocidin ne tentative dhe pastrimin etnik te Kosoves nga shqiptaret

2. Perkushtim ligjor per kompensimin e demeve qe nga 1989 deri me 1999.

3. Te gjitha arkivat per luften ne Kosove te dorezohen.

4. Te kthehen trupat e viktimave qe gjenden ne Serbi dhe artifaktet dhe te gjitha hartat katastrale qe jane marre.

5. Mospengimin e menjehereshem te anetaresimit te Kosoves ENSOs.

7. Terheqjen e trupave paramilitare nga veriu dhe enklavat dhe dorezimin e kriminelve te luftes.

8. Hapjen e hapesires ajrore per perdorimt e fluturimeve komerciale per Kosove.

9. Marreveshjne per sukcesionin dhe pasurine e Kosoves nga ishfederata Jugosllave.

10. Lejimin e shqyrtimit te tapive te muhaxhereve dhe pasurise se tyre ne rrthinat e Nishit dhe Sanxhakut siaps rregullave te BEs.

11. Njohjen e Pavaresise se Kosoves pa kushte.

Thaci eshte i perenduar dhe i eshte kallur bishti, kjo eshte aresyja pse po mendon qe eshte kalle "dynjaja". Pavaresia e Kosoves, Lufta e UCK, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit nuk jane ne asnje forme pozitive te nderlidhura me diktaturen kapilare te sistemit te ndertuar nga Thaci dhe klani i tij PRONTO. Perkundrazi asnje nga keto 11 kushte nuk mund t epermbushen derisa Thaci dhe sistemi i tij diktatorial, korruptiv e korruptues te jete ne pushtet. Ai po kercnohet me jostabilitet por mendoj qe ai jostabilitet eshte vetem ne koken e tij dhe ne kujtesne e veprimeve te 2004 kur me dhune deshi te imponohjen ne qeverisje, tani si po duket me dhune do te katapultoje veten nga qeverisja dhe do t'i merr me vete satelitet e tij PDK- AAK, NISMA, PSD, ALTERNATIVA dhe AKR. Ka ardhur koha me u pastru pergjithemone skena politike nga mbeturinat dhe amebat politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat