Kosnett thotë fjalët më të mira për Policinë e Kosovës

Aktuale

Kosnett thotë fjalët më të mira për Policinë e Kosovës

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:58
Philipp Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur.

“Kosova duhet të jetë krenar për progresin e rëndësishëm që bëri për të luftuar luftën kundër qenieve njerëzore këtij viti. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët të Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat