Pacolli: Norvegjia vend model nga i cili mund të mësojmë shumë

Aktuale

Pacolli: Norvegjia vend model nga i cili mund të mësojmë shumë

Nga: Z.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:57
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë ditës së sotme ka takuar kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen, përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, i cili ka shkruar se Norvegjia ështē vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror.


Postimi i plotë:

Në fillim të ditës së sotme, pata nderin të mirëpres kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen.
Norvegjia ështē vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror. Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane.
U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat