Haradinaj me mëngjes takon një zëvendësmininistr, ja çfarë diskutuan

Aktuale

Haradinaj me mëngjes takon një zëvendësmininistr, ja çfarë diskutuan

Nga: Z.B Më: 25 qershor 2019 Në ora: 10:30
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me zëvendësmininistrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, me të cilët kanë diskutuar sot për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit

Postimi i plotë:


Me zëvendësmininistrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, diskutuam sot për modalitetet e tejkalimit të situatës emergjente me ujin e pijshëm për qytetin e Gjilanit.

Për furnizimin e rregullt të qytetarëve me ujë të pijes, ekzistojnë dy alternativa, investimin në mbushjen e ujëmbledhësit të Përlepnicës nga lumi Krivareka ose nga lumi Llapushnik.

Qeveria e vendit me marrjen e mandatit ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza dhe do të vazhdojë të jetë e fokusuar për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme sa i përket ujit të pijes për komunën e Gjilanit.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat