Shifra alarmante: Në Kosovë kemi rreth një milion banorë, tjerët migruan

Aktuale

Shifra alarmante: Në Kosovë kemi rreth një milion banorë, tjerët migruan

Nga: N.Sh Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:27
Pamje nga migrimi i shqiptarëve

Qytetarët e Kosovës kanë filluar migrimin e tyre si në kohën e dhunshme të regjimit të kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Sot në Kosovë thuhet se jetojnë rreth 1 milion banorë.

Kështu ka potencuar njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

“Për fat të keq duhet të konstatohet se sot në Kosovë kemi po thuajse një milion banorë, sepse Kosova është shndërruar në një shtet për të ikur dhe, ajo se çka është më interesante ikin intelektualët, njerëzit e punësuar dhe mbesin vetëm militantët partiak të cilët vërtet marrin paga pa asnjë kontribut, janë të siguruar në të ardhmen dhe vlera dhe intelektualiteti i mbështetur në civilizim dhe kulturë është duke u larguar nga Kosova për fat të keq”, ka thënë Gërxhaliu për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se nga Kosova po largohen edhe njerëzit e suksesshëm, të cilët aparati politik është duke i larguar.

“Sot mund të shkoni nëpër universitetet të ndryshme në Evropë dhe gjetiu profesor shqiptar të cilët janë njerëzit më të suksesshëm, por paramendoni ata njerëz kanë qenë të padëshiruar, të papranuar dhe të refuzuar në Kosovë. A nuk është një mjerim që është duke e përcjellur Kosovën? Paramendoni kemi ardhë në një stady ku nga aparati politik në konkurese të ndryshme thotë mos e pranoni këtë student se është shumë inteligjent dhe i mençur dhe na dëmton. Në vend që të kërkohet vlera dhe të investohet do të thotë në atraktimin e intelektualëve dhe njerëzve të dijës, ne ata njerëz me shkas i largojmë sepse ata që vendosin në Kosovë janë të tillë dhe tentojnë t’i kenë të paditurit rreth veti, sepse këta njerëz nuk e din se çka është kritika ose nuk e kuptojnë që latinët e vjetër kritikën e definojnë si anë të mësuarit dhe kritika nuk është armiqësi, por ata janë që e ushqejnë servilitetin dhe paditurinë dhe në këtë mënyrë definitivisht e ngulfatin ardhmërinë e Kosovës”, potencon Safet Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat