Reagon Hoti: Përzierja e Devollëve për ta zgjatur monopolin e homologimit të veturave është skandal - Bota Sot
Reagon Hoti: Përzierja e Devollëve për ta zgjatur monopolin e homologimit të veturave është skandal

Aktuale

Reagon Hoti: Përzierja e Devollëve për ta zgjatur monopolin e homologimit të veturave është skandal

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:40
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me letrën që Nataliya Apostolova i ka dërguar Ministrisë së Infrastrukturës për homologimin e veturave.

Shefja e Zyrës së BE-së, i kishte ngritur qysh në korrikun e vitit të kaluar përmes një letre zyrtare. Në atë letër Apostolova me shumë shqetësim i kishte treguar Pal Lekajt, se kishin gjetur se mbajtësit aktualë të monopolit të homologimit, ishin përfshirë edhe në hartimin e Udhëzimit Administrativ No.02/2018 për homologimin. Ajo i kishte kujtuar Lekajt që duhet shmangur çfarëdo konflikti të interesit dhe se një gjë e tillë është edhe në kundërshtim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian.

Hoti ka shkruar se Homologimi i automjeteve është mbajtur si monopol për 10 vite, dhe së shpejti skadon kontrata, por Ministri i Infrastrukturës e ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ që mundëson vazhdimin e monopolit.

Hoti është shprehur se kompania Devolli që mban monopolin për Homologimin e automjeteve është e përfshirë në përgatitjen e këtij Udhëzimi Administrativ.

“Skandaloze është përfshirja e kompanisë që mban monopolin tash e 10 vite në përgatitjen e Udhëzimit Administrativ nga ana e Ministrit të Infrastrukturës. Kjo faktohet nga letra e Apostollovës drejtuar Ministrit të Infrastrukturës” tha Avdullah Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...