Presidenti dekoron me Medalje Presidenciale veprimtarin dhe atdhetarin Gani Sylajn

Aktuale

Presidenti dekoron me Medalje Presidenciale veprimtarin dhe atdhetarin Gani Sylajn

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2019 Në ora: 13:35
Gani Sylaj dhe Hashim Thaçi

Presindeti i vendit Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale veprimtarin dhe atdhetarin e shquar të Lëvizjes Kombëtare, Gani Sylajn, përcjell “Bota sot”.

“Ganiu ka dhënë kontribut të pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, por edhe në fusha tjera ka shkruar presidenti.

Postimi në Facebook:

Sot e dekorova me Medalje Presidenciale veprimtarin dhe atdhetarin e shquar të Lëvizjes Kombëtare, Gani Sylajn. Ganiu ka dhënë kontribut të pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit që shkoi, si mësimdhënës, drejtues i organizatave patriotike, i burgosur politik dhe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri, gjithmonë me idealin e qartë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve. Edhe sot ai punon me tërë energjitë për forcimin e institucioneve të Kosovës së lirë dhe demokratike. HTH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat