OAK adreson problemet me konkurrencën jolojale në AKK

Aktuale

OAK adreson problemet me konkurrencën jolojale në AKK

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:36
Foto nga takimi

Problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset në raport me konkurrencën jolojale, e me theks të veçantë bizneset e sektorit të qeramikës ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës të udhëhequr nga anëtari i bordit Hysni Zogaj me përfaqësues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Anëtari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Hysni Zogaj theksoi se bizneset po përballen më shumë vështirësi gjatë operimit të tyre, ku si rezultat i konkurrencës jolojale jo vetëm që po dëmtohen bizneset por edhe po çrregullohet tregu në përgjithësi.    

 Zogaj ngriti edhe shqetësimin e vonesave në përgjigje, ku theksoi që ka kërkesa të cilat janë adresuar tash e 8  muaj në AKK e të cilat janë ende pa ndonjë përgjigje konkrete.

Ndër to është edhe kërkesa e bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset e sektorit të operatorëve kabllorë lidhur me konkurencën jolojale.

Zogaj shtoi qse problemet e bizneseve të qeramikës me konkurrencën nga Shqipëria duhet të trajtohen më detajisht nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, duke pas parasysh që konkurrenca jolojale është një nga fushat të cilën ajo e kontrollon.

Senad Krasniqi, drejtor i importit në Alba Qeramika shtoi se bizneset nga Shqipëria po dalin me çmime më të ulta në Kosovë, edhe pse e kanë treg dytësor, pasi që janë të liruar nga taksa doganore dhe kanë kosto më të ulët për transport, gjë që po bënë që kompanitë vendore të mos mund të jenë konkurrent në çmime, duke pasur parasysh që kanë kosto shtesë doganën, TVSh dhe koston e transportit që është më e larta në rajon.

Shefi i Divizionit të Përqendrimit në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Avni Gjocaj theksoi se një nga faktorët kryesor të mosfunksionimit të mirë janë edhe ligjet dhe se vonimet në përgjigje të kërkesave të adresuara janë të rregulluara me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, sipas së cilit nevojiten deri në 10-të muaj për të shqyrtuar kërkesat.

Gjocaj shtoi se janë të interesuar që sa më shumë të informojnë bizneset lidhur me rolin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe për të arritur këtë mund të jenë edhe pjesë e vizitave të përbashkëta me Odën tek bizneset të cilat përballen me ndonjë nga fushat të cilat autoriteti i rregullon.

Sipas Gjocaj nuk është e ndaluar për bizneset të kenë pozitën dominuese në treg, e ndaluar është që të abuzojnë me pozitën dominuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat