Të premten i masin forcat Anton Quni dhe Driton Selmanaj. Kush do ta udhëheqë LDK-në në Prizren?

Aktuale

Të premten i masin forcat Anton Quni dhe Driton Selmanaj. Kush do ta udhëheqë LDK-në në Prizren?

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:28
Driton Selmanaj dhe Anton Quni

Dega e LDK-së në Prizren ka ardhur në fund të procesit të brendshëm zgjedhor.

Procesi zgjedhor tashmë është përmbyllur në të gjitha nëndegët e Prizrenit dhe të premten do të votohet për kryesinë e re të degës dhe kryetarin.

Në këtë proces pritet të marrin pjesë 101 delegatë.

Nga kjo degë, në Kuvendin e përgjithshëm të LDK-së do të marrin pjesë 18 delegatë.

Për kryetar të kësaj dege kandidojnë dy deputetë, Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Gara pritet të jetë e ashpër, pasi që të dy kandidatët pretendojnë se i kanë votat e shumicës së 101 delegatëve.

Deri më tash kryetar i kësaj dege ka qenë Haxhi Avdyli, po ashtu deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi do të mbahet të premten me fillim nga ora 17:00.

Të kujtojmë se në disa degë dhe nëndegë të LDK-së gjatë këtij procesi zgjedhor ka pasur përplasje të ashpra ndërmjet kandidatëve dhe delegatëve. Kjo ka çuar edhe në rrahje dhe arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat