Konjufca: Ende asnjë deputet i mazhorancës nuk ka dhënë votën për mocion

Aktuale

Konjufca: Ende asnjë deputet i mazhorancës nuk ka dhënë votën për mocion

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 00:33
Glauk Konjufca

Deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për çështjen e mocionit të rrëzimit të qeverisë që ishte paralajmëruar nga partia e tij së bashku me LDK’në.

“Kemi shpresuar që këtë javë do hidhej në votim mocioni”, ka thënë Konjufca.

“Çdo herë në Kosovë kur janë shkaktuar zgjedhjet e parakohshme ndodhë një fenomen që një pjesë e spektrit politik në mazhorancë i ka bashkuar votat me opozitën dhe e ka rrëzuar qeverinë, kësisoj edhe vetvetën”, tha ai në T7.

“Asnjë deputet i mazhorancës ende nuk është bashkuar me opozitën”.

Konjufca tregon se kjo është arsyeja që opozita ende nuk ka dalur me mocionin në kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat