Haradinaj priti në takim delegacionin nga Iowa

Aktuale

Haradinaj priti në takim delegacionin nga Iowa

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:30
Ramush Haradinaj dhe Frank Cownie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion nga Iowa, kryesuar nga Frank Cownie, kryetar i Des Moines.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se është diskutuar për miqësi dhe partneritet me SHBA’në derisa ka përmendur edhe Qytetin Ekonomiko Kosovaro – Amerikan.

“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro – Amerikan, për të cilën, si Qeveri po punojmë në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tone”, shkroi kryeministri.

I pari i Qeverisë tha se ka paraqitur para kryetarit edhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për invesitorët amerikan.

“Baza e mirë ligjore, lehtësirat fiskale, shtrirja gjeografike e Qytetit Ekonomik Kosovaro – Amerikan, resurset natyrore dhe humane dhe infrastruktura rrugore, janë arsye të mjaftueshme për ndërmarrësit e përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. 
Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të përgjatë viteve dhe dëshmia më e mirë është shteti i Ioëas”, deklaroi kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat