Hamza nënshkruan vendimin për reduktimin e normave tatimore për kafshët dhe shpendët e gjalla

Aktuale

Hamza nënshkruan vendimin për reduktimin e normave tatimore për kafshët dhe shpendët e gjalla

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:20
Bedri Hamza

Në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes, ministri i Financave Bedri Hamza sot ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normës së Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 18 përqind në 8 përqind për kafshë të gjalla dhe shpendë të gjallë sipas Kodeve tarifore të Doganës nga 0102 deri në kodin tarifor 0106.

Ky vendim, është në vazhdën e vendimeve të shumta të cilat janë marr nga  ministri Bedri Hamza  në politika fiskale për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës që kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për të bërë biznes përkatësisht për zhvillim të prodhimtarisë në vendin tonë me qëllimin e vetëm të zhvillimit  të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri i Financave do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, për ta rritur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, si faktor kyç  i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky vendim  hyn në fuqi më 1 korrik të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat