Thaçi: Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve

Aktuale

Thaçi: Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:26
Pamje nga takimi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane.

Presidenti Thaçi e ka uruar komunitetin egjiptian për Javën Egjiptiane, për 24 Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar.

“Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, deputeti Veton Berisha theksoi se Republika e Kosovës është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden.

Presidenti Thaçi i falënderoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat