Haradinaj: Prodhuesit vendorë janë përfituesit më të mëdhenj nga taksa

Aktuale

Haradinaj: Prodhuesit vendorë janë përfituesit më të mëdhenj nga taksa

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:11
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se prodhuesit vendorë janë përfituesit më të mëdhenj nga mundësitë që ka krijuar taksa 100 për qind.

Si dëshmi, ai përmendi punën e kompanisë “Frutex”, prodhues i brendit Golden Eagle me pronar Shaqir Palushi, të cilin e ka pritur sot në takim.

“Kjo kompani ka shtuar shitjen prej 30% në muajt e fundit, ka rritur eksportin në vendet evropiane dhe në kontinentin afrikan si dhe ka filluar investimet e reja, si mundësi të krijuara nga rritja e shitjeve dhe profitit”, tha Haradinaj.

Sipas tij, prodhuesit si kompania “Frutex” me 160 të punësuar përveç që janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit, kanë arritur që të ofrojnë kualitet në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar dhe të fitojnë besimin e konsumatorëve.

“Në këtë vit të ekonomisë, këto parametra, dëshmojnë qartë që Qeveria e vendit duhet të vazhdojë me politikat që fuqizojnë dhe mbrojnë prodhuesit tanë dhe që ndërkombëtarizojnë etiketën ‘Made In Kosova!’”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat