I vjen kundërpërgjigja Brnabiqit: S’ka krizë humanitare për serbët, le të dalin në jug të furnizohen me ushqime

Aktuale

I vjen kundërpërgjigja Brnabiqit: S’ka krizë humanitare për serbët, le të dalin në jug të furnizohen me ushqime

Nga: N.Sh Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:17
Ana Brnabiq

Sot, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ashpër në lidhje me inskenimin e shtetit serb që po bënë, kinse serbet e Kosovës kanë mbetur pa ushqim.

Brnabiqi ka akuzuar ndërkombëtarët dhe Kosovën duke i fajësuar në lidhje me krizën humanitare.

Madje ajo, ka thënë se do të sjell ushqim nga Serbia për serbët ën veri.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i profesorit të Shkencave të Sigurisë, Avni Islamit, i cili thotë se nuk ka krizë humanitare dhe serbët mund të dalin në jug që të furnizohen me ushqime

“Ura e Ibrit në Mitrovicë është e hapur, kushdo mund të dal e të blej çka do që i duhet, madje edhe me Shlepera mund te shkoi ne veri të Kosovës nga jugu. Pra, s’ka krizë humanitare, Serbia e ka kotë, inskenimet kanë vdes”, shkruan Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat