Shërbimi i AKI-së po merret me verifikimin e ish-këshilltarit serb të presidentit Thaçi

Aktuale

Shërbimi i AKI-së po merret me verifikimin e ish-këshilltarit serb të presidentit Thaçi

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:16
Komisioni Parlamentar për AKI

(E plotësuar) - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni është pyetur sot nga Komisioni Parlamentar që e mbikëqyr këtë institucion lidhur me serbin Bratislav Nikoliq i cili vite me radhë ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.

Pas mbledhjes u tha se Maxhuni ka deklaruar që Inteligjenca tani është duke u marrë me verifikimin se a ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi. Ndërkohë sipas kryetarit të komisionit, deri tani dihet që ka ekzistuar një njohje mes Thaçit dhe Nikoliq që nga viti 2012.

AKI nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare që të verifikojë Bratislav Nikoliqin, ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, të cilin e shkarkoi ky i fundit ditë më parë, pasi u raportua nga mediat që i njëjti është agjent i Shërbimit Sekret Serb(BIA).

Kështu u deklarua të ketë thënë shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni para anëtarëve të komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së.

Kryetari i Komisionit, Faton Topalli tha se deri tani nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar se cila është veprimtaria e ish-këshilltarit serb të presidentit Thaçi.

Topalli: Maxhuni tha se AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar emërimet që i bën presidenti

“Nga ajo që na është thënë në mbledhjen e komisionit nga zoti Maxhuni është se AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidentin e Republikës së Kosovës se kënd e emëron për këshilltar të tij dhe kënd nuk e emëron, ai nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për verifikimin e personit në fjalë. Megjithatë shërbimi i AKI-së është duke u marrë me këtë çështje se nëse vërtetë akuzat që i bëhen zotit Bratislav Nikoliq për të qenë pjesë e sigurimit serb janë të vërtetë apo nuk janë, është duke u punuar në këtë drejtim, deri më tani nuk kemi një rezultat i cili është përfundimtar”, tha ai.

Ai tha se kjo pritet të  raportohet në të ardhmen.

Sipas tij, krejt çka dihet deri tani është që ka pasur njohje mes Thaçit dhe Nikoliq, meqë ky i fundit në vitin 2012 ishte emëruar në bord të PTK-së, dhe nga viti 2016 ka marrë rrogë nga presidenca.

Topalli: Ka ekzistuar një raport i njohjes së Thaçit me Nikoliq

“Zoti Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së, është emëruar në vitin 2012 nga presidenti Thaçi në këtë koeficient. Ai pastaj merr edhe rrogë nga presidenca për aq sa jemi njoftuar, që nga viti 2016, pra ka ekzistuar një raport (mes Thaçit) i njohjes së mëhershme nga viti 2012 deri më tani”, tha ai.

Pas mbledhjes është deklaruar edhe Arbër Rexhaj, anëtar i Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, raportimi i shefit të AKI-së ishte sipërfaqësor dhe politik.

Rexhaj: Çështja për ish-këshilltarin e presidentit është politike

“Sot AKI nuk po na jep një shembull se a është personi pjesë e ndonjë strukture serbe, apo nuk është. Prej vitit 2012 ky person është në institucionet e Republikës së Kosovës  dhe këta po na thonë që nuk kanë verifikim për të. Mendoj që kjo është kryesisht politike sepse duke thënë që ai person i shërben agjenturave serbe me njëfarë forme do ta vërtetonte këtë fakt të mediave që e keni thënë ju shumë më herët dhe natyrisht presidentin Hashim Thaçi do ta nxjerrtë shumë keq dhe këtu unë pash një lloj alibie”,tha ai.

Ndërkohë, me shefin e Inteligjencës të mërkurën nuk është diskutuar për planin në veri të vendit për “krizë humanitare”.

Në mbledhjen e sotme të komisionit u tha se është diskutuar edhe për mungesën e inspektorit të përgjithshëm në AKI.

Aty, që nga marsi i këtij viti nuk është emëruar ende inspektori i përgjithshëm që ka rol të inspektimit, hetimit, dhe auditimit të financave.

Topalli tha se përgjegjës për emërimin është presidenti dhe kryeministri, dhe komisioni ka shprehur shqetësimin që AKI ka tre muaj është pa kontroll të brendshëm.

Edhe AKI do ta hetojë ish këshilltarin e presidentit

Pas mbledhjes së Komisionit për AKI-në ku ishte i ftuar drejtori i Agjencionit për Inteligjencë Shpend Maxhuni, kryetari i komisionit Faton Topalli tha se kanë diskutuar për ish-këshilltarin serb të presidentit Hashim Thaçi Bratisllav Nikoliq.

Nikoliq është shkarkuar nga detyra pas raportimeve se ai është agjent i Shërbimit Sekret serb(BIA).

Ai tha se ende nuk janë vërtetuar se akuzat që bëhen në drejtim të Bratisllav Nikoliq, por që organet po merren me ketë çështje.

“Pikërisht për shkak të shqetësimit të opinionit e kemi ftuar Maxhunin të na raportojë për këtë çështje. Nga ajo çka është thënë në mbledhje është se AKI  nuk është përgjegjëse për të kontrolluar presidentin kënd e emëron e kënd jo. Nuk ka pas kërkesë zyrtare për verifikimin e personit. AKI po merret me këtë çështje, se a janë të vërteta ato që thuhen për ish këshilltarin. Mbetet që të raportohet për të ardhmen. Ajo që dihet është se Nikoliq ka qenë anëtar i bordit të PTK-së  në vitin 2012 është emëruar. Nga 2016 merr rrogë nga Presidenca. Akuza që i bëhet Nikoliqit nuk është vërtetuar, organet po merren me këtë çështje”, tha Topalli.

Ai bëri të ditur se në komision nuk kanë diskutuar për krizën humanitare  që është paralajmëruar nga serbët.

SToppali tha se deri që nga marsi nuk është emëruar inspektori i përgjithshëm, për financat e AKI-së  ku sipas tij përgjegjës për këtë emërim janë  presidenti dhe kryeministri.

“ Është shqetësim i komisionit që AKI qe 3 muaj është pa kontrollë të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat