Një shqiptar me emrin Bujar po dyshohet se ka tentuar ta vras zv.kancelarin austriak Strache

Aktuale

Një shqiptar me emrin Bujar po dyshohet se ka tentuar ta vras zv.kancelarin austriak Strache

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:18
Heinz Christian Strache

Bujar B. i cili është dënuar vitin e kaluar për probleme që ndërlidhen me drogën dhe posedim ilegal të armëve, dyshohet se është i përfshirë në planifikimin e një sulmi me bombë që cak kishte eliminimin e zëvendës kancelarit austriak, Heinz Christian Strache. Bujar B i që dyshohet të jetë shqiptar, bazuar në emrin e tij,  i kishte ofruar një personi ‘V’, një shumë prej 100 mijë eurove për një sulm me bombë.

 Siç shkruan gazeta austriake ‘Courier’, sipas një incizimi sekret, dyshohet se është i përfshirë në këtë plan si organizator. Bujar.B është dënuar nga një Gjykatë në Vjenë vitin e kaluar për probleme me narkotikë dhe posedim ilegal të armëve. Ai është dënuar me burgim me kohë të pacaktuar.Ai aktualisht ndodhet në një burg në qytetin e Hintenbergut në Austri.

Sipas një hetimi të Prokurorisë Publike të Vjenës thuhet që “Bujar B, është i dyshuar se më 26 shtator të vitit 2018, është munduar ta bind dikë, për të vrarë zëvëndëskanelarin Strache me një bombë që do të vendosej në makinën”.

Për të realizuar këtë plan, Bujar B thuhet se kishte provuar që ta bindte personin “V”, duke i ofruar një shumë prej 100 mijë eurove për planin.  “V” thuhet se ishte një zyrtar policor, dhe se Bujar B. po tentonte ta përfshinte atë në këtë plan, për të shkaktuar tollovi në Austri, mes qytetarëve dhe strukturave politike.

I dyshuari Bujar B, thuhet se kishte informacione të detajuara edhe rreth asaj se ku e parkon makinën e tij Strache.

Siç shkruan gazeta austriake deri tani Bujar B do të duhej të lirohej, pasi që nuk ka ndonjë provë që konfirmon dyshimet dhe se dënimi për problemet me narkotik dhe armë pa leje i kishte përfunduar më 29 maj.

“Në hetimet paraprake nuk ka ndonjë provë të gjetur, që mund të vërtetonte dyshime”, ka thënë Thomas Vecsey.

Megjithatë ai po mbahet ende në burg, dhe se tashmë është duke u analizuar se si do të procedohet me rastin.

Ndërkohë që nuk janë vërtetuar dyshimet e ka pranuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë së Vjenës, Nina Bussek.

“Momentalisht, dyshimet nuk janë vërtetuar”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat