Zafir Berisha: Serbia dhe demokracia, janë larg si dita me natën!

Aktuale

Zafir Berisha: Serbia dhe demokracia, janë larg si dita me natën!

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:30
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se çasja me logjikën millosheviqjane ndaj Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu, nga Vuçiqi, mban nën tension jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por mban të tensionuar situatën e sigurisë në gjithë Ballkanin!

 Ai ka thënë se Vuçiq aktualisht po manipulon me serbët, si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90.

Statusi i tij i plotë:

Serbia dhe demokracia, janë larg si dita me natën!

Çasja me logjikën millosheviqjane ndaj Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu, nga Vuçiqi, mban nën tension jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por mban të tensionuar situatën e sigurisë në gjithë Ballkanin!

Serbët e Kosovës nuk mundet t’i ndihmojë shteti i Serbis si po pretendon Vuçiq, ata mundet t’i ndihmojë vetëm shteti Kosovës!?

Vuçiq aktualisht po manipulon me serbët, si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90…

Emëruesi i përbashkët i deklaratave të Vuçiqit dhe dikur Millosheviqit është që serbët përdoren “mish për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit.

A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat