Zemaj: Do të ishte primitive lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit tonë në Interpol

Aktuale

Zemaj: Do të ishte primitive lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit tonë në Interpol

Nga: D.RR Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:11
Zv drejtori gjeneral i ministrisë së punëve të jashtme, Astrit Zemaj

Gjatë ditës së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon( Francë) debatoi rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahët në Kili.

Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore modrene dhe me standarde të avansuara.

Zv. Drejtori Gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Astrit Zemaj ka thënë se shpreson Serbia do t’I thërret arsyes dhe të mos pengoj anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme.

Image

Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërret zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqës dhe sigurisë. Do të ishte primitive dhe jashtë çdo logjike pengimi dhe lobimi kundër antarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën nderkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri.

Deklaratë: 26.06.2019, zvMPJ/MPJ Behgjet Pacolli.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat