Tri porositë që Macron do t’i sjellë Serbisë

Aktuale

Tri porositë që Macron do t’i sjellë Serbisë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:28
Emanuel Makron

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, priti sot Ambasadorin e Francës në Serbi, Frederic Mondoloni, e me këtë rast bisedoi për situatën në rajon dhe rrugëtimin e Serbisë drejt Evropës, po ashtu edhe për vizitën e ardhshme të Presidentit të Francës, Emannuel Macron në Serbi.

Siç raportojnë mediat serbe, vizita e një presidenti francez pas 18 viteve paraqet përmirësim të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve tha presidenti serb Vucic, kurse ambasadori Mondoloni njoftoi se Macron do të sjellë tre porosi: më shumë bashkëpunim ekonomik, mbështetje për reformat në Serbi dhe përkrahjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut.

Vucic ka thënë se, pas strategjisë franceze për Ballkanit Perëndimor, vizita e Macron do të jetë mundësi e për një bisedë rreth integrimeve evropiane të Serbisë.

Presidenti Vucic theksoi se gjatë vizitës së presidentit Macron do të nënshkruhen shumë marrëveshje me rëndësi rreth bashkëpunimit ekonomik, marrëveshje ushtarako-teknike dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sportit dhe kulturës, e shumë investime në projekte të ndryshme.

Vucic u shpreh se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, pasi që Kosova të heqë taksat e jo civilizuese e jo legale, e shtoi se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës të cilat rrezikojnë eskalimin e konfliktit dhe sjellin rrezik për stabilitetin e rajonit, janë të papranueshme. Ambasadori Mondoloni e përshëndeti qëndrimin e Serbisë gjatë krizës aktuale me marrëdhëniet me Prishtinën, duke theksuar se Franca mbështet reagimin paqësor të palës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat