Flet babi i fëmiut, që e sulmoi ujku

Aktuale

Flet babi i fëmiut, që e sulmoi ujku

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Doktorët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për herë të parë trajtuan një rast të pacientit i cili u kafshua nga ujku. Pesë vjeçari nga një fshat i Hanit të Elezit mori lëndime të rënda trupore në kokë, duar, bark e këmbë. Ai po trajtohet në QKUK dhe gjendja shëndetësore e tij, sipas mjekëve është stabile. 

Loja me top, gati përfundoi me tragjedi për pesë vjeçarin A. Suma, nga fshati Dimcë i Komunës së Hanit të Elezit. Ai pasditen e djeshme u sulmua nga një kafshë jo e zakonshme, derisa po luante me motrat e vëllain e tij.

Ishte ora gati gjashtë e pasdites. Pesë vjeçari A.Suma po luante në një arë pranë shtëpisë së tij. Por loja atyre iu ndal nga një ‘mysafir’ jo i këndshëm. Ujku u shfaq në mes të arës, duke iu vërsulur atyre. Kafsha e egër kishte arritur që ta kafshojë pesë vjeçarin, duke i shkaktuar kështu lëndime jo të lehta trupore.

Ai u tërhoq zvarrë nga ujku për disa metra. Si pasojë, A.Suma mori lëndime në kokë, krah, këmbë e bark.

Fatmirësisht pesë vjeçari u shpëtua nga axha i tij, i cili e kishte marrë nipin dhe me urgjencë e kishte dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

E babai i A. Sopës, Mitati i cili ndodhet bashkë me djalin e tij në QKUK, ka shpjeguar se nuk ishte në shtëpi në momentin kur djali i tij u sulmua nga ujku. Ai ka thënë se nuk është hera e parë që në fshatin e tij janë parë ujqërit.

“Unë nuk kam qenë në shtëpi kur u sulmua djali. Kam arritë në QKUK disa orë pas. Vëllai im ka qenë aty edhe e ka sjellë këtu në spital. Djali po na thonë që është mirë. Ka disa dhimbje e po qan gjithë kohën”, tregon prindi ai.

“Ujku edhe më herët është parë në fshat”, thotë Mitati.

Mjekët: Pesë vjeçari përveç lëndimeve trupore pësoi edhe traumë

E nga kafshimet e ujkut, pesë vjeçari ka marrë edhe trauma psikologjike. Për Express, detaje rreth gjendjes shëndetësore të pacientit në fjalë ka dhënë sot edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Zejnë Buja, aty ku A.Sopa do të qëndrojë edhe për disa ditë.

“Bëhet fjalë për një fëmijë pesë vjeçar. Sipas familjarëve ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 17:00 pas ditë. Rreth orës 19:00 fëmija është sjellë në qendrën emergjente. Aty ai është vizituar nga mjeku. Ata kanë konstatu disa plagë të pacientit. Kryesisht në kokë, fytyrë dhe në trup. Është vendos që pacienti të futet në sallën kirurgjike të qendrës emergjente. Aty është bëtë i gjithë përpunimi i plagëve kafshuese nga ujku. Pacienti tash gjendet në Kliniken e Kirurgjisë Plastike”, ka shpjeguar për pacientin doktori në fjalë.

Ai ka treguar se fëmijës i është bërë edhe një intervenim kirurgjik . ka deklaruar se për ta trajtuar fëmiun është thirrë edhe një psikolog klinik për ta trajtuar.

“Gjendja aktualisht është stabile. Ne për shkak të traumës psikike që ka përjetuar fëmiu e kemi thirrëë edhe psikologun. Ekziston mundësi e madhe për infeksion. Sepse ai u kafshua nga një ujk. Andaj ne do ta mbajmë ende këtu nën mbikëqyrje”, tregon tutje doktor Buja.

E ndërkohë psikologu Klinik i cili po merret me aspektin psikik të pesë vjeçarit, Besnik Kadriu, ka folur për gjendjen e pacientit.

“Sapo biseduam me fëmijun. Për momentin ai kishte një shqetësim emocional që e manifestonte edhe me labilitet emocional. Ai po merr trajtime shëndetësore. Ne po e përcjellim gjendjen e tij. Do të mundohemi të lidhemi edhe me familjarët që ta kemi një aleancë për ta përcjellë më lehtë gjendjen e tij”, ka deklaruar psikoterapeuti, Besnik Kadriu.

Image

E në vendin e ngjarjes gjatë ditës së sotme kanë dal edhe zyrtarë nga ana e policisë së Kosovës. Ata thonë se rastin po e hetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat