Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, e ka quajtur sukses përfshirjen e Kosovës në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se përfshirja e aplikimit të sotëm është bërë pa asnjë lloj përfshirjeje të UNMIK-ut, siç ka ndodhur në të kaluarën
Postim i plotë:
Përfshirja e Kosovës në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit sot është një sukses jo vetëm për procesin, por edhe për fuqinë politike të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Përfshirja e aplikimit të sotëm është bërë pa asnjë lloj përfshirjeje të UNMIK-ut, sic ka ndodhur në të kaluarën. Kosova aplikoi drejtpërsëdrejti dhe nuk kërkoi nga ndonjë organ tjetër për opinion. Kjo s’është berë në aplikimin e 2015. Tani ne do të punojmë për të arritur mbështetjen e nevojshme në Kili dhe gjithë qeveria do të punoj më shtetet anëtare të Interpolit për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Anëtarësimi i Kosovës është një betejë diplomatike që nuk do të përfundojë dhe nuk do të heqim dorë.