Zv/ministri Shkodra në Gjenevë, merr pjesë në forumin ‘Crans Montana’

Aktuale

Zv/ministri Shkodra në Gjenevë, merr pjesë në forumin ‘Crans Montana’

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:03
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra

Ka filluar forumi i ‘Crans Montanes’ i cili këtë herë zhvillohet në Gjenevë.

Në këtë forum pjesëmarrës nga zyrtarët kosovarë është zv/ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra. Siç shihet edhe në fotografi, Shkodrës i është bërë një mirëpritje nga themeluesi dhe drejtori i këtij forumi.

Shkodra do të përfaqësojë  vendin në këtë ‘Crans Montana’, organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar që nga viti 1986, mision i të cilit është ndërtimi një bote më të mirë.

‘Crans Monata’a organizon ngjarje disa herë në vit dhe çdoherë në të diskutohen sfidat politike, sociale, ekonomik dhe të sigurisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat